Tragjedi në Itali, 31-vjeçari shqiptar humb jetën duke punuar

nga D. V.

Një aksident tragjik ka ndodhur në Gessopalena të Italisë. Një shqiptar humbi jetën teksa punonte në një fermë.

Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Gentjan Muça, 31 vjeç.

Sipas të njëjtave burime, traktori ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur duke zënë poshtë shqiptarin.

Urgjenca, madje një helikopter u dërgua nga Pescara për t’i shpëtuar jetën të riut, por nuk mund të bënin asgjë. Ai humbi jetën në vendin e ngjarjes.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar dhimbjen e kësaj dite të tmerrshme. I shprehim ngushëllime familjes dhe miqve në këtë moment të vështirë. Ai ishte një persona, kujtimet e së cilit do të qëndrojnë në zemra tona. Zoti e prehtë në paqe”, tha kryebashkiaku i Gessopalena-s, Mario Zulli kur mësoi lajmin e tmerrshëm.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar do të varroset në atdhe, në Shqipëri./Tv Klan

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More