Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur pasi një autobus doli dhe rruga dhe për pasojë u përmbys në Ande në jug të Perusë.

Në autobus ndodheshin 43 pasagjerë, të gjithë punonjës të një miniere të cilët po ktheheshin në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin turistik të Naska dhe Pukio në malësinë e rajonit Ayacucho, rreth 450 km në juglindje të Limës.

Autoritetet bëjnë me dije se zona ka rrugë të pjerrëta dhe kodra të larta të cilët vështirësojë lëvizjen, ndërsa dyshojnë se momenti e aksidentit shoferin mund ta ketë rrëmbyer gjumi në timon.

Prokurori Johnny Romero tha se mes viktimave ishte edhe shoferi, ndërsa sqaroi se zona është shumë e rrezikshme.

“Kjo zonë është shumë e rrezikshme, ndërsa dyshoj që shoferin mund ta ketë zënë gjumi duke u bërë shkak për aksidentin”, sqaron prokurori.

Sipas autoriteteve ky është aksidenti i dytë më pasojë tragjike brenda 10 ditëve.

Më 8 qershor 17 persona humbën jetën pasi një autobus u përmbys në La Libertas, 500 km në veri të Limas.

Postime të ngjashme

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

D V

Nisin dëshmitë për dhunën e 6 janarit në Kongres

D V

Nisin dëshmitë për dhunën e 6 janarit në Kongres

D V

Në Itali, 99% e viktimave të koronavirusit s’ishin të vaksinuara

D V

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

D V

NATO përsërit mbështetjen për Afganistanin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...