Agjencia Zhurnal.mk

Tragjedia e familjes Roçi, varfëria ekstreme e 5 fëmijëve

Familja Roçi jeton në fshatin Poroçan, tre orë larg Gramshit. Pesë fëmijët ecin më shumë se 1 orë për të mbërritur në shkollë por nuk është ky problemi i vetëm i familjes së tyre, e cila përballet me varfërinë ekstreme dhe dhimbjen e humbjes së nënës.

“Veç fatkeqësive të tjera më goditi dhe bashkëshortja. Ajo nuk ishte sëmurur asnjëherë. Morëm urgjencën në telefon, ajo thoshte që nuk vij sepse është larg dhe rrugë e keqe. Thirra disa bashkëfshatarë dhe në krahë e kemi mbajtur deri sa e nxorëm në gjysëm të rrugës. Nëse do ta kisha pasur spitalin afër, ndoshta ajo do të shpëtonte. Spitali është në Gramsh dhe duhen tre orë për të shkuar deri atje. Është e tmerrshme, sëmuren fëmijët nuk di çfarë të bëj. Më është mpirë trupi komplet. Tani është shkatërruar gjithçka dhe për fëmijët. Dëshirën e kemi pasur që t’i çojmë në shkollë, por tani nuk di se si do ta bëj realitet,” tregoi për “Fundjave Ndryshe”, kryefamiljari Guri.

Guri së bashku me pesë fëmijët qëndrojnë në një dhomë ku ndodhet vetëm një divan i shkatërruar dhe ndërkohë duhet të kujdeset edhe për nënën e sëmurë dhe për motrën e tij, e cila prej 20 vitesh është diagnostikuar me çrregullime të shëndetit mendor.

“As banjo nuk kemi, lahemi jashtë me kanaçe në të ftohtë. Një divan kemi dhe tre flenë në të dhe të tjerët në tokë. Çimento është e ftohtë, shumë herë jemi sëmurur. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Kemi dhe frikë natën, sepse mund të hyjnë gjarpërinj apo kafshë të egra,” u shpre Ledjani, djali i madh i familjes. Për të ndihmuar sadopak familjen, mund të kontaktoni me “Fundjavë Ndryshe”.

Fundjavë Ndryshe – Apel familja Roçi, Gramsh

Jeta për këta 5 fëmijë jetimë është treguar veç mizore. Veç kushteve të tmerrshme në të cilat po rriten, pak ditë më parë nëna i ndërroi jetë. Jetojnë në fshatin Poroçan, në mes të hiçit, pasi ndodhen tre orë larg Gramshit.Dhe me këpucët e grrisura çdo ditë ecin për më shumë se një orë për të shkuar në shkollë. Ndërsa kryefamiljari i dëshpëruar del nëpër fshat me shpresën se dikush do t'i japë një punë. Teksa i duhet të kujdeset edhe për nënën e motrën e sëmurë.Mjerimi e ka kapluar familjen Roçi, ndërsa pesë fëmijëve i ka vrarë çdo ëndër dhe pafajësi fëminore. Le të bëhemi bashke për t'i dhënë shpresë dhe për t'i treguar që dhe për ta ka lumturi, jo veç trishtim! Një share/shpërndarje e këtij postimi ndihmon më shumë se mund ta mendoni.GoFundMe: www.gofundme.com/f/fundjavendrysheeePayPal & Credit Cards: paypal.com/us/fundraiser/charity/3525546PayPal email : fnfoundationusa@gmail.com Numrat e llogarisë : Fondacioni Fundjavë Ndryshe Raiffeisen BankSWIFT CODE – SGSBALTX0011184027 – ALL – AL762021101300000000111840270021184027 -EUR – AL612021101300000000211840270031184027 -USD – AL46202110130000000031184027 0051184027 -CHF – AL942021100600000000511840270041184027 -GBP – AL12202110060000000041184027 “Bamirësia nuk të varfëron” #fundjavendryshe

Posted by Fundjavë Ndryshe on Tuesday, March 24, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...