Agjencia Zhurnal.mk

Tragjedia italiane, 651 të vdekur në 24 orët e fundit, bie numri i të infektuarve

Italia vijon të jetë edhe sot vendi me bilancin më negativ në betejën me koronavirusin. Numi i viktimave me koronavirus brenda 24 orëve është 651 e numri total i tyre ka arritur në 5476.

Në 24 orët e fundti janë regjistruar 5560 raste më shumë e nurmi i përgjithshëm i personave pozitiv me COVID-19 është 59138.

Sipas ekspertëve ka një rënie të lehtë në numrin e të prekurve, në krahasim me ditët e para.

Pacientët e shëruar janë sot 7024 e në 24 orë janë verifikuar 952 persona më shumë, një e dhënë kjo pozitive e pothuajse në të njëjtin trend me një ditë më aprë kur numri i tyre ishte 943.

Në Lombardi janë aktualisht 27 206 persona me COVID-19 e numri i viktimave është 3456 e brenda 24 orësh janë regjistruar 361, një numër ky më i ulët se numri i viktimave të 24 orëve më parë (që ishte 546).

Shqetësuese mbetet situata e pacientëve në gjëndje kritike për jetën e në repartet e terapisë intesive ku numri i tyre deri më tani është 3009.

Numri i pacientëve që po kurohen në struktura spitalore është 19846 e 23783 po kurohen në kushte shtëpie.

Ndërsa ndryshe nga një ditë më parë rajoni me numrin më të ulët të personave të infektuar është Molise me 66 raste e 7 vitkima, Ndërsa rajoni pa asnjë viktimë me koronavirus vazhdon të mbetet ai i Bazilikatës.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur dhe numri i persoanve të infektaur në rajonin e Lazios , ku është pozicionuar kryeqyteti italian Romë me 1383 persona pozitive e 53 vitkima.

Rajonet jugorte italaine gjithashtu kanë sinjalizuar rritje të rasteve me OCVID-19 në teritorin e tyre.

Në Kalabri janë deri më tani 273 të infektuar e 8 viktima,

Në rajonin e Puglias, 786 raste e 31 viktima.

Në Sardenja janë 339 të infektuar e 7 viktima

Në Sicili 630 të infektuar e 8 viktima.

Deri më sot Italia ka kryer 258 402 tampone.

Statistikat

4,826 punonjës të kujdesit shëndetësor në Itali janë infektuar nga koronavirusi i ri Covid-19.

Informacioni bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali (ISS).

Kjo do të thotë se rreth 9% e të infektuarve në të gjithë vendin nga Covid-19 janë punëtorë të kujdesit shëndetësor.

Federata Kombëtare e Kirurgëve dhe Stomatologëve në Itali po boton një procesverbal të mjekëve që janë infektuar dhe kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit, shkruan CNN.

Ajo rendit 18 mjekë që kanë ndërruar jetë që nga 11 Mars; prej tyre, 15 janë nga Lombardia, rajoni më i goditur dhe epiqendra e shpërthimit të Italisë.

Është e paqartë nëse secili prej mjekëve të listuar po luftonte drejtpërdrejt me shpërthimin e koronavirusit dhe duke trajtuar të infektuarit.

Aktualisht në Itali janë shënuar 4,825 viktima dhe 53,578 të infektuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...