Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Tragjedia në Indi, shkon në 14 numri i viktimave. Të zhdukur janë mbi 150 persona

Tragjedia në Indi ka marrë përmasa më të mëdha. BBC bën me dije se si pasojë e shkëputjes së një akullnaje në Himalaja në Indinë veriore kanë humbur jetën 14 persona dhe 150 të tjerë raportohen të zhdukur.

Numri i viktimave është dyfishuar krahasuar me një ditë më parë dhe mendohet që në orët në vijim do të rritet sërish, pasi kërkimet për të zhdukurit vijojnë ende.

Tragjedia u shkaktua nga një akullnajë, e cila u përplas me digën e një hidrocentrali dhe shkaktoi përmbytje të mëdha

Disa fshatra janë evakuuar pasi prurjet e nga diga e çarë ishin të mëdha. Deri tani mësohet se shumica e të zhdukurve janë punëtorë nga dy hidrocentrale në zonë, kërkimet për të cilët po  vijojnë që nga dje.

Qindra trupa të ushtrisë dhe helikopterë ushtarakë janë dërguar në zonë për të ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit.

Ndërkohë ka nisur një hetim për këtë tragjedi, pasi ende nuk është përcaktuar se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin akullnajor. Nga ana tjetër zyrtarët thonë se 25 njerëz janë shpëtuar deri më tani.

Postime të ngjashme

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

Mbi 60 milionë të infektuar me koronavirus në Evropë, thotë OBSH

D V

Ghani fajëson Uashingtonin për pasigurinë në Afganistan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...