Tragjedia në Koçan, Serbia shpall 18 Marsin ditë zie

nga Redaksia

Beograd, 16 mars – Qeveria e Serbisë, në seancën e nesërme, me propozim të presidentit Aleksandër Vuçiç, do të shpallë të martën, më 18 mars 2025, ditë zie në Serbi për shkak të zjarrit në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën të paktën 51 persona dhe mbi 100 u plagosën.

Kryeministri Millosh Vuçeviç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një numër i madh i qytetarëve humbën jetën nga zjarri në një diskotekë, pas së cilës u vendos që 18 marsi në Serbi të jetë ditë zie – thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, transmeton medias vendase.

Të paktën 51 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas.

Shumica e të lënduarve nga zjarri në diskotekën e Koçanit, i cili ka ndodhur mbrëmë, janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, ku ende po marrin ndihmë mjekësore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More