Agjencia Zhurnal.mk

Tragjedia në Kombinat, Policia dhe prokuroria, hetim të gjitha sekteve fetare

Dy ditë pas ngjarjes në Kombinat, policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë nisur hetim për të gjitha sektet fetare.

Ky veprim vjen pas zbulimit të ngjarjes makabre në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura pasi kishin qëndruar pa ushqim për një kohë të gjatë dhe besonin tek ringjallja.

Madje hetimet zbuluan se vajza kishte 15 muaj e vdekur dhe nëna e motra e kishin mumifikuar. Sipas të dhënave nëna dhe dy vajzat ishin pjesëtare të sektit të Jehovait.

Jo ditë e javë, por muaj të tërë pa u ushqyer. Ky dyshohet të kenë qenë shkaku i ngjarjes horror që u zbulua pasditen e së enjtes në Tiranë, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Anisa Josifi, 31 vjeç, që u gjet gjysmë e dekompozuar në një prej dhomave të shtëpisë, e mbështjellë me çarçaf, batanije e jorgan në një krevat, mund të ketë vdekur prej në një harku kohor që, sipas mjekëve ligjorë, është nga 6 deri në 12 muaj, shkruan Panorama. Ndërsa nëna e saj, Zhaneta Josifi, 54 vjeçe, sipas ekspertëve kishte 2-3 ditë e vdekur.

Vajza tjetër, Blerta, që ende nuk ka mbushur 33 vjeçe, duket se e kishte nisur më vonë “agjërimin”, ose i ka mbijetuar më gjatë mosushqyerjes, pasi u gjet nga Policia në gjendje të rëndë. Ajo tashmë po mbahet në terapi intensive dhe gjendja e saj duket e stabilizuar.

Në shënimet e gjetura në shtëpi, të sekuestruara tashmë nga grupi hetimor, duket se “agjërimi” i tejzgjatur ka qenë i qëllimshëm, në mënyrë që ato të vdisnin dhe më pas të ringjalleshin.

Sigurisht që kjo nuk mund të ndodhte, ashtu siç rezultoi me Anisën, që mbahej e vdekur prej muajsh në shtëpi, duke u lyer me vajra e uthull nga nëna e motra, por tashmë është në morg.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!