Agjencia Zhurnal.mk

Tragjedia në Lipjan: Familjet e përfshira ishin fqinj mes vete, problemet dyshohet se nisën para dy muajsh

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot qytetin e Lipjanit. Dy familje që nga informacionet e para dyshohet të jenë nga fshati Ribar i Madh, një konflikt të tyrin të mëhershëm  vendosën ta zgjidhin në mënyrën më të keqe, shkruan lajmi.net.

Si pasojë e të shtënave që u shkrepën rreth orës 07:00 të mëngjesit, u vra një person e u plagosën pesë të tjerë.

Nga informacionet e para në terren, dyshohet se dy familjet kishin pasur probleme edhe më herët. Sipas asaj që rrëfen një person që i njeh nga afër këto dy familje, problemet e para kishin rrjedhur para dy muajsh.

Madje, sipas të njëjtit person, familjet në të kaluarën kishin pasur raporte të afërta, dhe se të njëjtat janë fqinje mes vete.

Nga Policia e Kosovës ndërkaq për lajmi.net kanë thënë se nga gjuajtje me armë janë plagosur gjashtë persona, ndërkaq një prej tyre s’ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës,  i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

Aktualisht, në vendin e ngjarjes ka forca të shumta të policisë së Kosovës. /Lajmi.net/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!