Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Trajan Angellovski kryetar i ri i Odës Industriale të Maqedonisë

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Trajan Angellovski, bashkëpronar dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë për prodhimtari, tregti dhe zhvillim të elementeve lidhëse “Ariljemetal” është kryetari i ri i Odës Industriale pranë Lidhjes së Odave Ekonomike. Angellovski është anëtar shumëvjeçar i Bordit Drejtues të Odës, ndërsa me sukses udhëheq me “Arilje metal” më shumë se 10 vjet.

Në mbledhjen e Kuvendit të Odës Ekonomike në të cilën ishte zgjedhur, Angellovski theksoi se mandatin do ta kushtojë në krijimin e klimës më të mirë për biznes për kompanitë nga sektori industrial, përmes intensifikimit të bashkëpunimit me institucionet kompetente në kuptim të përshtatjes së rregullativës ligjore dhe modernizimit të veprimeve dhe procedurave, si dhe përmes avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit me institucione dhe organizata relevante ndërkombëtare.

Sfidat me të cilat u përball sektori gjatë vitit të fundit dhe shtrirja e hapave të ardhshëm për përmirësim të kushteve për punë dhe rritje të plasmanit, ishin temat e përqendrimit të cilat u diskutuan në mbledhje.

Postime të ngjashme

Qytetarët e vaksinuar të Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Gjermani

Dafina Vidishiqi

Mariçiq: Kroacia mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...