Shkup, 23 shkurt – Zhurnal.mk – Partneri i koalicionit dhe njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, në një deklaratë për “Slloboden Peçat”, ka thënë se fajtori kryesor për ikjen e Mijallkovit padyshim që është vet kryeministri Zoran Zaev, informon Zhurnal.
Me ikjen e Mijallkov, siç shprehet Trajanov, shteti po futet në një gjendje të komplikuar dhe rrezikohet Qeveria.
“Me këto ngjarje rrezikohet Qeveria. Qeveria është në gjendje jashtëzakonisht të komplikuar, në krizë kushtimisht thënë. Për atë si do të menaxhohet ky proces, do të tregojë koha. Ky është një dimenzion, unë duke analizuar informatat e publikuara deri më tani, mendoj se ne kemi një gabim sistematik në gjithë sistemin, nuk funksionon. Ndërsa për mos funksionim të sistemit së pari është përgjegjësi e Qeverisë”, thotë Trajanov.
Ai shtoi se fajtori kryesor për mos funksionimin e sistemit është pikërisht Zoran Zaev.
“Fajtor është kryeministri, sepse ky sistem duhet të vendoset dhe të funksionojë, edhe në kushte të krizës, dhe në kushte të tilla të cilat me të vërtetë duken si krizë, sepse është kanosur siguria nacionale e shtetit tonë”, theksoi Trajanov.
Trajanov tha se institucionet nuk funksionojnë në mënyrë të pavarur, ata janë nën kontrollë direkt nga pushteti eksekutiv. “Përshkak kësaj ndodhë që kriminelë të mëdhenj të ikin nga shteti”, thotë Trajanov./Zhurnal.mk