Agjencia Zhurnal.mk

Trajanov kërkon që partitë politike të mos finansohen nga buxheti shtetëror

Shkup, 14 nëntor – Zhurnal.mk – Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, kërkon shfuqizimin e modelit të finansimit të partive politike nga buxheti shtetëror, transmeton Zhurnal.

Në një deklaratë për Fokus, ai thotë se me finansimin e aktiviteteve partiake në zgjedhje, derdhen milione euro, me çka sipas tij, favorizohen vetëm partitë e mëdha.

“Me finansimin e partive forcohet partizimi i shtetit, në dëm të zhvillimit dhe përforcimit të instituteve demokratike. Nuk nevojiten ndërtesa të larta për selitë e partive, seli në komuna etj., më pas numër i madh i anëtarëve të cilët jo për arsye ideologjike dhe programore, por përshkak të punësimeve, funksioneve dhe bizneseve kyçen në partitë etj. Nëse nuk harxhohen paratë për partitë, do të ulet partizimi në shtet dhe do të krijohen shanse të barabarta për të gjithë, si dhe kushte për formimin e partive të reja”, thotë Trajanov.

Ai thotë se analizat tregojnë se atje ku partitë finansohen nga anëtarët e tyre janë më demokratike në krahasim me ato që finansohen nga buxheti./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...