Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Trajanov: Maqedonia duhet të jetë një njësi zgjedhore

Shkup, 8 shkurt – Përcaktim i ynë i fuqishëm është se Parlamenti duhet të miratojë ndryshime ligjore në Kodin zgjedhor, me qëllim që vendi të jetë një njësi zgjedhore. Kjo është bazë për demokratizim të vendit dhe çmontim i sistemit të tanishëm partiak në shtetin tonë, theksoi sonte deputeti dhe lideri i Lidhjes demokratike, Pavle Trajanov gjatë pjesëmarrjes në Ditarin e Televizionit Sitel.

Ai theksoi se në mënyrë deklarative 33-34 deputetë janë për ndryshime në Kodin zgjedhor dhe vendi të jetë një njësi zgjedhore.

Në pyetjen rreth asaj nëse do të ketë ndryshime në shumicën parlamentare, ai theksoi se LD nuk është me LSDM-në për ta mbështetur në të gjitha projektet e saj, idetë dhe qëndrimet që i ka.

Lidhur me atë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai theksoi se ka disa momente kritike.

“Mendoj se kyçe është gjendja në BDI, atje gjithnjë e më zëshëm po bisedohet se ka disa deputetë që nuk pajtohen me politikën e përgjithshme të partisë apo me zgjidhjet kadrovike. Atë publikisht e prezantojnë. Si do të qetësohet ai proces që ka filluar atje, nuk e di. Por, për çdo rast, tani për tani Qeveria ka mbështetje prej 62 deputetëve”, theksoi Trajanov.

Në pyetjen nëse janë të mundshme kalime të deputetëve nga një parti në tjetrën, Trajanov theksoi se as që dikush ka inicuar, as ai nuk ka biseduar rreth një mundësie të tillë.

“Nuk mbështes nijet nga një parti në tjetër. Ata që shkuan në një grupacion duhet të mbeten atje deri në fund”, konkludoi Trajanov. (Zhurnak.mk)

Postime të ngjashme

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...