Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Trajanov: Shteti nuk duhet t’i financojë partitë politike

Shkup, 7 dhjetor, zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratke (LD) në Maqedoni, Pavle Trajanov për Tv24 thotë se është kundër që shteti t’i financojë partitë politike.

Ai thotë se gjatë financimit të partive përfitojnë vetëm ata të mëdhatë, ndërsa partitë e vogla nuk marrin asgjë.

“Jam kundër që shteti t’i financojë partitë politike. Nuk mund shteti të financojë fushatë mediatike, kemi institucione partiake që i financon shteti. Na duhen parti më të vogla, nuk duhet shteti të financojë, sistemi është i tillë që vetëm partitë e mëdha e marrin kulaçin më të madh”, shprehet ai.

Trajanov mes tjerash thotë se partia e tij ka marrë 6 mijë euro për vitin 2019 për aktivitete të partisë.

“LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë marrë më shumë para. Nuk na duhen parti me 200 mijë anëtarë, le të financohen vetë nëse kanë aq anëtarësi. Dy herë kemi diskutuar për buxhetin, ndërsa aktiviteti kryesor i deputetëve është kontrolli i harxhimit të parave. Duhet që kur krijohet buxheti, të jepen ide”, tha Trajanov.

Postime të ngjashme

Hospitalizohen 667 kovid-pacientë, prej tyre 256 janë në Shkup

T E

Vijon propozim-plani deri tek MASH për profilet e reja në shkollat profesionale

T E

Kop: Të mos bëhet dramë nga secila pengesë në rrugën drejt BE-së

T E

Përfundon shpallja e kandidaturave, Zaev i vetëm si lider i LSDM?

T E

Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, kufizime të reja nuk do të ketë

T E

ZGJEDHJET LOKALE / “ASH” Asaf Ademi apo Arben Taravari, “BDI” Nevzat Bejta kandidat për kryetar komune Gostivar ?

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...