Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Trajanov: Të gjithë të cilët do të përfshihen në regjistrim të vaksinohen

Shkup, 28 janar – Kryetari i Lidhjes demokratike dhe njëherit edhe deputet, Pavle Trajanov në emisionin e djeshëm në 24 Analizë konsideron se duhet të ketë regjistrim, sepse është i nevojshëm për planifikimin e zhvillimit të mëtejshëm të shtetit. Kjo nuk është kontestuese, por kontestuese janë disa momente rreth kufizimit se cila është popullata rezidente, e cila jo, vënë në dukje Trajanov.

“Duhet të ndahet se kush janë ata që jetojnë këtu. Kjo ishte një vërejtje kyçe. Unë propozova që nëse është e mundur, ekspertët nga të gjitha partitë politike të ftohen nga drejtori i Entit për statistikë. Regjistrimi duhet të marrë mbështetje nga të gjitha partitë. Ajo që është lëshuar në Ligj, të përfshihet në metodologji dhe kjo do të jetë në përputhje me të gjitha standardet”, thotë Trajanov, përcjell Zhurnal.mk

Ai tha se me Marrëveshjen e Ohrit po mbyllemi në getot etnike dhe kjo do të na ndajë. Thotë se ka shumë komente për partinë e tij, se në kushte të pandemisë, nuk duhet të ketë regjistrim. Trajanov propozon që të gjithë që do të përfshihen në regjistrim të vaksinohen në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e regjistruesve dhe të qytetarëve. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...