Trajnerët këshillojnë se si të llogarisni sa ujë duhet të pini pas stërvitjes

Kur stërvitemi, duhet të pimë më shumë ujë sesa zakonisht, sepse edhe dehidratimi i lehtë mund të shkaktojë mundime gjatë stërvitjes, duke zvogëluar aftësitë mendore dhe fizike

 

Dehidratimi gjithashtu mund të zvogëlojë energjinë, të shkaktojnë marramendje si dhe ngërçe të muskujve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, si ta dini saktësisht se sa ujë ju nevojitet për të shmangur këtë gjendje dhe për të rikuperuar trupin tuaj pas stërvitjes?

Trajnerët personalë kanë zbuluar një truk të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të llogaritni për sa ujë keni nevojë, pavarësisht nëse merreni me sport në mënyrë profesionale apo rekreative. Sipas tyre, është e rëndësishme të ndiqni tri veprime.

Llogaritni sa ujë keni nevojë për tri veprime

– Në ditën e stërvitjes para stërvitjes, qëndroni në peshore të zhveshur – do të ishte ideale në mëngjes kur të zgjoheni, dhe para se të shkoni në tualet.

– Kur të keni mbaruar stërvitjen, matuni përsëri lakuriq.

– Pastaj llogaritni sa gramë keni humbur, dhe më pas shumëzoni shumën me 1,5.

Nëse keni humbur 100 gramë, do të duhet të pini 150 mililitra ujë, dhe për çdo kilogram peshë që keni humbur, pini të paktën 1.5 litra ujë.

Për të shmangur dehidratimin, është e rëndësishme të pini ujë para, gjatë dhe pas stërvitjes, shkruan “Metro”.

Related posts

Kajsitë – Plot përfitime shëndetësore dhe veti të mira

D V

Katër hapa për të zhbllokuar dyllin e veshit në shtëpi

D V

Simptomë e re e coronavirusit të zgjatur: Organet vitale të rrezikuara që nuk kanë të bëjnë me mushkëritë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More