Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot: Drita luan futboll të mirë, të rrezikshëm në kundërsulme

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot ka folur për ndeshjen ndaj Dritës në Ligën e Konferencës, ku shtoi se nuk do të jetë një mbrëmje e lehtë.

Slot beson se Feyenoord duhet të bëjë punë të mirë nesër në mbrëmje në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës.

“Ata luajnë futboll të mirë. Lojtarët e tyre janë shumë të rrezikshëm , veçanërisht në kundërsulm”, ka thënë fillimisht trajneri që i ka pëlqyer edhe bari në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa është i informuar që është luajtur të martën.

“Fusha dhe stadiumi duken mirë, ata e ujitin barin gjë që është mirë për ne”, shtoi ai.

“Ju mund të luani futboll në pothuajse çdo fushë, por mendoj që stadiumi dhe kushtet e fushës janë të mirë për nesër”, përfundoi Slot.

Ai u ndal edhe tek futbollisti Luis Sinisterra, i cili ishte i lënduar, duke konfirmuar se mund të luajë nesër.

Ndeshja zhvillohet në stadiumi “Fadil Vokrri” ku prezent do të jenë 3,500 tifozë. 

Postime të ngjashme

Bersnt Celina me probleme në zemër, tre muaj do të qëndrojë jashtë fushave

D V

Real Madridi e njofton Milanin për çmimin e Iscos

D V

Arteta thotë se Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali: Është lojtar kyç i skuadrës

D V

Interi ka refuzuar tri oferta për Lautaron, iu bën me dije çmimin e futbollistit ekipeve të interesuara

D V

Milani kërkon një tjetër sulmues, në ofensivë për Alexander Sorloth

D V

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios, shifër alarmante

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...