Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Trajneri i Liverpool: Jam i lumtur që ky vit përfundoi

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, shprehet i kënaqur që ky vit përfundoi.

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp ka uruar vitin e ri në konferencën për shtyp që mbajti pas lojës ndaj Neëcastle United, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0 – 0, transmeton lajmi.

‘Unë jam mjaft i lumtur që 2020 ka mbaruar tani, të jem i sinqertë, përveç të qenit kampion nuk është një vit për të cilin do të mendoj shumë në të ardhmen’ tha ai.

Ai u pyet edhe për formën e ekipit, pasi Liverpool është në vendin e parë në Premierligë.

‘Gjëja e fundit për të cilën po mendoj është pozicioni ynë në tabelë. Është bukur por nuk do të thotë asgjë për momentin, është herët’, përfundoi Jurgen Klopp.

Liverpool gjithashtu do të jetë pa asnjë nga mbrojtësit e tyre të vjetër pasi Klopp konfirmoi se Joel Matip do të mbetet për tre javë me një lëndim të pësuar në barazimin ndaj Ëest Brom.

Kampionëve tashmë u mungojnë Virgil van Dijk dhe Joe Gomez me periudha afatgjata.

Postime të ngjashme

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

Liverpooli thyen rekordin historik: 5 humbje radhazi në shtëpi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...