Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Trajneri i Milanit thotë se tani s’është momenti të shikohet renditja në Serie A

Zhurnal Ads

Pavarësisht barazimit 3-3 që regjistroi Milani i tij në ndeshjen ndaj Romës, Stefano Pioli i gëzohet paraqitjes që zhvilluan futbollistët e tij, duke theksuar se Milani është në rrugën e duhur dhe me kalimin e javëve mund të përmirësohet akoma më shumë.

Milani është i pari në renditjen e Serie A, por Piolit nuk i intereson kjo në këtë çast.

“Do të shkoj në shtëpi i lumtur për lojën që zhvilluam, edhe pse djemtë nuk ishin aspak të kënaqur në fund të ndeshjes, kjo edhe për faktin që ishim tre herë radhazi në avantazh. Nuk është momenti për të parë renditjen”, tha Pioli.

“Rasti i fundit i Romagnolit tregon sesa shumë besonim dhe e donim fitoren. Raste krijuam plot, por nuk ia dolëm t’i finalizonim ashtu siç bëri Roma me të sajat. Gjithsesi, Milani është në rrugën e duhur, jemi të vetëdijshëm që po bëjmë. Na mungoi saktësia në disa momente”, shtoi ai.

“Leao? Jam shumë i kënaqur me performancen e tij. Rafael sulmoi me vazhdimësi gjatë gjithë 90 minutave. Kjo është mënyra e duhur për t’u rritur dhe ajo që pres nga ai, duhet të insistojë kështu“, thekson trajneri i Milanit.”

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Motra e Ronaldos publikon foto të Messit duke iu përulur portugezit

E.E.

Shikoni reagimin e futbollistëve të M’gladbach kur kuptuan se Interi barazoi me Shakhtar (Video)

Z H

Dinastia Maldini te Milani: 1000 ndeshje me fanellën kuqezi

Z H

Sheva: Milani mund të synojë titullin, Ibra po e drejton me përsosmëri orkestrën

E.E.

E bleu për 8.2 milionë dollarë, pamje brenda apartamentit luksoz të Messit

T E

Milani funksionon perfekt, dominon forca e një grupi solid

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...