Agjencia Zhurnal.mk

Trajneri i Romës: “Marash Kumbulla nuk është gati”

Marash Kumbulla nuk do të startojë kundër Hellas Veronës.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Romës, Paulo Fonseca.

Kumbulla e kompletoi vetëm dje transferimin te Roma dhe nuk është stërvitur mjaftueshëm sipas Paulos që të jetë titullar.

“Kumbulla është stërvitur dje dhe sot, nuk është gati për të startuar”, u shpreh ai.

“Ne kemi mënyrë tjetër të lojës nga ajo që është mësuar te Verona. Por ai është djalosh i zgjuar, e kupton atë që i kam thënë”.

“Po punojmë që të blejmë lojtarë të rinj duke i përzier ata me lojtarë ekperiencë që janë këtu. Me pëlqen ky projekt”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...