Trajneri portugez, Paulo Fonseca, mund të marrë drejtimin e Milanit pasi të largohet nga Lille.
Rossonerët janë në kërkim të një trajneri të ri pasi Stefano Pioli do të largohet pas përfundimit të sezonit 2023/24.
Megjithatë, mediat italiane tashmë kanë raportuar për një emër favorit për të marrë drejtimin e Milanit nga sezoni 2024/25.
Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, trajneri i Lille, Fonseca shihet si favorit për të marrë ekipin nga korriku, kur Pioli të largohet pas pesë vitesh.
Përgjigja e trajnerit të yllit të Kosovës, Edon Zhegrova, pritet të vijë në javën e ardhshme pasi kjo javë është vendimtare për të ardhmen evropiane të Lille.