Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Trajnime falas për inteligjencë artificial për rreth 1000 të rinj

Shkup, 7 maj – Zhurnal.mk – Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) dhe “Semos Edukim” fillojnë projekt me të cilin rreth 1.000 të rinj nga vendi do të kenë mundësinë përmes trajnimeve falas të mësojnë si ta zbatojnë inteligjencën artificiale në jetën dhe punën e përditshme.

Afati për paraqitje është prej sot deri më 18 maj, ndërsa trajnimet fillojnë nga 20 maj dhe është planifikuar të zgjasin deri në qershor. Mund të aplikojnë të rinjtë nga 17 deri në 29 vjeç, por edhe të gjithë të tjerët që janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth inteligjencës artificiale. Trajnimet do të synojnë njohjen me bazat e inteligjencës artificiale për sa i përket biznesit dhe shërbimeve në Microsoft Azur.

“Neve na lëvizin dy qëllime. Vendi ynë tashmë është i njohur për eksportin e njohurive dhe shërbimeve në fushën e teknologjisë së informacionit, për të vazhduar të njëjtën gjë, por kësaj here në ato teknologji që janë të larta në botë, pra në fushën e inteligjencës artificiale. Qëllimi i dytë që na lëviz është e ardhmja jonë, rinia jonë. Ka profesione që nuk dihen sot, dhe inteligjenca artificiale do të jetë pjesë e jetës sonë”, tha drejtoresha e përgjithshme e “Semos Edukacija”, Valentina Taseva.

Sipas drejtorit të FIZHT Kosta Petrov, zbatimi i inteligjencës artificiale është çelësi i transformimit dixhital të ekosistemit.

Në kuadër të trajnimeve falas janë planifikuar 500 provime, ndërsa ata që do t’I kalojnë do të marrin diploma të njohura ndërkombëtarisht.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...