Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Trajtimet natyrale të osteoartritit dhe ushqimet

Një nga problemet më të mëdha me kockat është osteoartriti. Dhimbjet dhe simptomat e saj mund të trajtohen me disa terapi natyrale me bazë bimore. Përpos këtyre terapive, ekspertët rekomandojnë edhe aktivitetin e rregullt fizik.

Disa nga shenjat më të hershme të sëmundjes janë: ngurtësimi i gishtave, dhimbja e kyçeve dhe kërcitja e gjunjëve.

Trajtimet natyrale kundër inflamacionit të osteoartritit

Kapsaicina

Kapsaicina gjendet tek specat djegës. Ndër përfitimet e shumta që vijnë prej saj është edhe largimi i dhimbjes së osteoartritit. Studimet tregojnë se efikasiteti i kapsaicinës ndihet pas 3 javësh përdorimi.

Avokado

Ekstrakti i avokados është gjithashtu efikas në pakësimin e dhimbjes dhe eliminimit të ngurtësimit të gishtave. Megjithatë, ky ekstrakt mund të jetë alergjik për disa njerëz. Edhe konsumi i avokados është i rekomandueshëm.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është shumë i mirë në largimin e inflamacionit dhe në parandalimin e simptomave të osteoartritit. Ekstraktet e xhenxhefilit duhen marrë rregullisht për të përmirësuar dhimbjen e ijeve apo gjunjëve si pasojë e osteoartritit. Xhenxhefilin ju mund ta konsumoni edhe të freskët si çaj ose në gatime të ndryshme.

Osteoartriti luftohet nëpërmjet ushqimeve

Studimet thonë se ngrënia e perimeve, bishtajoreve, drithërave të plota, mishit pa dhjamë dhe produkteve të bulmetit me pak yndyrë është thelbësore për këdo që vuan nga kockat. Ata duhet të shmangin ushqimet dhe pijet e përpunuara që rrisin inflamacionin. Këtu përfshihet sheqeri, uji me sheqerna shtesë apo alkoli. Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje duhet të tregojnë kujdes me peshën.

Mbipesha rrit presionin në kyçe dhe gjymtyrë dhe është faktor rreziku për këtë sëmundje. Ushqimet e pasura me acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për mbajtjen nën kontroll të osteoartritit. Këto acide ju mund t’i merrni nga sardelet, salmoni, skumbria, arrat dhe farat e linit. Nëse dëshironi të merrni suplementë AgroWeb.org rekomandon të konsultoheni më parë me mjekun./AgroWeb

Postime të ngjashme

Katër simptoma të një tiroideje joaktive

Dafina Vidishiqi

Ilaçi më i mirë për djegiet nga dielli gjindet në kuzhinën tuaj

Dafina Vidishiqi

Kjo është barishtja që zvogëlon rrezikun e kancerit dhe parandalon plakjen e trurit

Lea Muslija

BRITANIA E MADHE DO TË APLIKOJË DOZË TË TRETË PËR TË GJITHË TË VAKSINUARIT

Lea Muslija

Kura me mjaltë dhe limon për problemet me tretjen

Lea Muslija

Mbijeton foshnja që lindi në muajin e pestë, feston 1 vjetorin e lindjes

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...