Covid 19 Maqedoni TOP LAJM

Trajtimi për Covid-19 përmes telefonit

Zhurnal Ads

Shkup, 2 nëntor, zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut, pacientët e diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, e të cilët po shërohen në shtëpi, thotë se po ballafaqohen me vështirësi gjatë komunikimit me mjekun familjar, pasi një gjë e tillë është e lejuar vetëm përmes telefonit.

Njëra ndër to është Sashka T., 33-vjeçare, e cila për Radion Evropa e Lirë tregon se i është dashur të presë tetë ditë pasi i janë shfaqur simptomat për t’u testuar për koronavirus.

Pas marrjes së rezultatit pozitiv, ajo gjendet në shtëpi dhe po komunikon përmes telefonit me mjekun e saj për konsultime lidhur me terapinë, teksa shton se ka simptoma të lehta të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

“Unë kisha nevojë që të më vizitoj mjeku që të ndjehem më e sigurt nëse po bëj gjënë e duhur. Tërë kohë jam vetë në shtëpi, me mjekun komunikojmë vetëm përmes telefonit, kjo më bën të jem e shqetësuar”, thotë Sashka.

Sipas të dhënave, në Maqedoninë e Veriut janë 10,000 raste aktive me koronavirus, ku 721 pacientë janë të shtrirë në spitale, e pjesa tjetër, në shumë se 9,000 pacientë po kurohen në kushte shtëpie.

Mjekët amë duhet që përmes telefonit të vlerësojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve me COVID-19 dhe t’iu caktojnë terapinë.

Mjeku familjar nga Tetova, Ilir Luma, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai dëshiron që mjekët amë të lejohen, që duke respektuar masat mbrojtëse kundër koronavirusit, personalisht të vizitojnë pacientët me COVID-19, në mënyrë që të mund të caktojnë terapinë e duhur.

“Në rastin konkret, nuk mundet që në bazë të dy tre fjalëve gjatë komunikimit me telefon me pacientët, mjeku të japë diagnozën përkatëse, qoftë të përcaktojë dhe dyshimin për infeksionin nga koronavirusi. Kjo formë e komunikimit me pacientin, vetëm përmes linjës telefonike, e bën shumë të vështirë shërimin. E mundon pacientin në aspektin psikik”, thotë Luma.

Ndërkaq, kryetarja e Shoqatës së mjekëve amë, Lilija Çollakova-Dervishova thotë se informacionet për rritjen e vazhdueshme të numrit të të infektuarve me koonavirus po rrit shqetësimin e qytetarëve.

Për këtë fakt, thotë ajo, ordinancat e mjekëve amë po pranojnë numër të madh të telefonatave nga ana e qytetarëve, të cilët dyshojnë se janë të sëmurë me COVID-19.

“Vinë më shumë pacientë të frikësuar me temperaturë 37.3 edhe pse punoj më shumë se 30 vjet, më duhet të theksoj se ata (pacientët) asnjëherë nuk kanë reaguar në këtë mënyrë. Gjithmonë OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë) ka theksuar se nëse shfaqet temperatura duhet t’i jepet mundësi vetë organizmit që ta luftojë virozën dy apo tre ditë për të përforcuar imunitetin, mos të shkohet menjëherë me antibiotikë. Por, tani paniku i shfaqur te pjesa më e madhe e pacientëve është si rezultat i frikës”, thotë Çollakova-Dervishova.

Sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, që bazohen në rekomandimet e OBSH-së, personat e infektuar me koronavirus, që kanë simptoma të lehta, duhet të shërohen në kushte shtëpie, kurse ata të cilët kanë sëmundje kronike, duhet të trajtohen në spitale.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka theksuar ekziston një protokoll i qartë për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe i njëjti pëson ndryshime varësisht nga mënyra dhe doza e terapisë.

“Shumë është e rëndësishme që të bëhet vlerësim për gjendjen e pacientit nga ana e mjekut. Për këtë sëmundje (COVID-19) e cila shfaqet në forma të ndryshme, absolutisht mbetet në duart e mjekut që të vlerësojnë se si duhet vepruar rreth mënyrës së shërimit për pacientët e prekur nga virusi”, ka theksuar ministri Filipçe.

Rritja e numrit të infektimeve me koronavirus, po ashtu ka nxjerrë në pah edhe mungesën e personelit që është përgjegjës për të vëzhguar situatën epidemiologjike.

Postime të ngjashme

Merkel me porosi për Zaevin dhe Borisovin! “Duhet të dakordoheni mes vete”

T E

Sulmoi fizikisht mjekun, kallëzim penal ndaj një 32-vjeçari

T E

Kreu i BFI-së Shaqiri takon kryeparlamentarin Xhaferi

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...