Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Trampi nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Bajdenit

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp njoftoi sot në Tuiter se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur Xho Bajden.

Duke vepruar kështu, Trampi po e shkel traditën e vendosur në historinë politike të SHBA-së, presidenti në largim duke shtrënguar duart dhe duke folur me presidentin e sapozgjedhur, si akt i fundit i dorëzimit të pushtetit.

“Për të gjithë ata që pyesin, nuk do të shkoj në Inaugurim më 20 janar”, shkroi ai në postimin e sotëm. Ky është mesazhi i tij i tretë në Tuiter që kur rrjeti social bllokoi llogarinë e tij të mërkurën për 12 orë të tëra.

Trampi nuk do të jetë presidenti i parë që shmang inaugurimin. Më herët, pikërisht këtë bënë edhe presidentët Xhon Adams, Xhon Kuinsi Adams dhe Endrju Xhonson.

Megjithëse fitorja e Bajdenit u konfirmua nga Kolegji zgjedhor amerikan në muajin dhjetor, gjatë gjithë kohës para dhe pas votimit, Tramp pretendoi se kishte pretendime për vjedhje të votave dhe mashtrime elektorale dhe nuk i pranoi rezultatet. Zgjedhjet u mbajtën më 3 nëntor të vitit 2020.

Ai ka ushqyer elementë radikalë në vend duke përdorur gjuhë urrejtjeje dhe sulme ndaj mediave tradicionale. Disa nga mbështetësit më të flaktë të Trampit, të lidhur me elementë radikalë të së djathtës dhe mbështetës të teorive të konspiracionit, sulmuan Kongresin amerikan pas një tubimi protestues të zhvilluar të mërkurën.

Postime të ngjashme

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

T E

Mianmar, forcat e sigurisë hapin zjarr, bëjnë bastisje

T E

Pronari merr peng qiraxhijtë e padëshiruar, i lidh e i hedh dhjetra km larg

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...