Transaksionet në SEPA nisin në tetor, Sejko: Ekonomisë do t’i kursehen miliona euro

nga Xh M

Pagesat e para në sistemin europian të pagesave do të nisin në tetor të këtij viti. Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA do t’u kursejë qytetarëve dhe bizneseve miliona lekë, pasi gjatë transaksioneve do të paguajnë komisione shumë herë më të ulëta se sot.

Pagesat elektronike kanë njohur një rritje të fortë gjatë vitit të fundit duke arritur në 23 për frymë nga vetëm 2 që ishin një dekadë më parë. Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë këto janë tregues për uljen e cash-it dhe të informalitetit në ekonomi.

Në forumin me Dhoma Amerikane e Tregtisë Sejko tha se bankat po përgatitën për t’u bërë pjesë e këtij sistemi që do ti sjellë përfitime ekonomisë shqiptare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More