Sport

Transferimet më të mira në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A

Zhurnal Ads

Fiorentina ishte një prej klubeve më të angazhuara në ditën e fundit të afatit kalimtar në Serie A. Viola e shiti Federico Chiesan te Juventusi, ndërsa solli tre emra të rinj në Artemio Franchi, në mesin e tyre edhe yllin e Napolit, Jose Maria Callejon.

Padyshim që transferimi më i rëndësishëm ishte ai i Zonjës së Vjetër. Bianconerët e morën Chiesan me formatin e huazimit dyvjeçar dhe opsionin e blerjes që në bazë të disa kushteve shndërrohet në obligim blerjeje.

Në ndërkohë, krahas Callejonit, Fiorentina siguroi edhe shërbimet e mbrojtësit të River Plates, Lucas Martinez Quarta.

Tiemoue Bakayoko ishte një emër tjetër që kaloi në Serie A. Mesfushori defensiv i është bashkuar Napolit në formë huazimi.

Kthimi i Chris Smallingut te Roma nga Manchester Unitedi, ku ka nënshkruar kontratë afatgjate, është një tjetër transferim i rëndësishëm.

Gerard Deulofeu shënon një tjetër kthim të rëndësishëm në Serie A. Ish-lojtari i Milanit u huazua te Udinese nga Watfordi.

Postime të ngjashme

Klopp e vlerëson lartë zëvendësuesin e Van Dijk dhe tregon se 12 klube e kërkonin atë në verë: Ai është një përbindësh

XH,I

Ronaldo në shitje, alarmohet PSG

S.B.

Prandelli merr drejtimin e skuadrës nga Serie A?

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...