Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Transformimet e yjeve të famshëm shqiptarë për festën e Halloweenit

Mbrëmë (e shtunë) në mbarë botën është kremtuar festa e Halloweenit.

E njohur si “Nata e Shtrigave”, festa më e frikshme e vitit edhe këtë vit solli entuziazëm te personat që u maskuan, ndonëse ndryshe nga vitet e tjera u shënua si një festë më e zbehtë shkaku i pandemisë globale COVID-19.

Transformimeve interesante për Halloween nuk u shpëtuan as figurat publike, shumë prej të cilëve sivjet kishin zgjedhur maskimet në ngjyrën e zezë.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, dhe këngëtaret Fjolla Morina dhe Adelina Berisha zgjodhën që të visheshin si personazhi i famshëm ‘macja e zezë’ për këtë festë.

Zaimina Vasjari zgjodhi një fustan portokalli si ngjyra e kungullit, ndërsa prezantuesja Liberta Spahiu zgjodhi të dukej si një ‘barbie’.

Një transformim interesant erdhi nga Afërdita Dreshaj, e cila është në muajin e pestë të shtatzënisë, dhe i dashuri i saj, Jakub Kindl.

Dyshja zgjodhën të visheshin me këmishë dhe pantallona dhe me nga një fjongo të kuqe, ndërsa e quajtën një “transformim prej budallenjsh” në mbishkrimin e fotografisë së ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram.

Në vazhdim, ju sjellim disa prej transformimeve më interesante të shqiptarëve të famshëm për këtë Halloween.

Postime të ngjashme

Halsey befasoi fansat në një njoftim që bëri rreth shtatzënisë

S.B.

Ronaldo shkeli rregullat e coronavirusit për ta dërguar Georginan në një udhëtim luksoz

S.B.

Fundjavën e fundit të janarit – Zbritje të zbritjeve në Bonatti

S.B.

Kënga “One Kiss” e Dua Lipës dhe Calvin Harris arrin 700 milionë shikime në YouTube

S.B.

Cozman reagon pas vrasjes së Albert Krasniqit: Fjalët nuk mund të përshkruajnë se si po ndihem tani

S.B.

Aktorja legjendare, Cloris Leachman ndërron jetë në moshën 94 vjeçare

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...