Transgjinorët do të përfshihen në propozim ligjin e ri për evidencë amë

Shkup, 28 korrik – Për komunitetin transgjinor në vend është prioritet të miratohen ndryshimet e Ligjit për evidencë amë, të cilat janë në procedurë në Kuvend, por ende nuk është hapur debati i komisionit. Me to do të rregullohet njohje ligjore e gjinisë dhe do të harmonizohen dokumentet e tyre personale.

 

Sipas deputetes Maja Moraçanin, kryetare e Grupit Parlamentar Ndërpartiak (GPNP) për të drejtat e personave LGBTI, ndryshimet ligjore do t mundësojnë njohjen e gjinisë së personave transgjinorë me çfarë ata do të kenë funksionin normal dhe dinjitoz në jetën e përditshme. Ajo theksoi se kjo ka të bëjë me aktvendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut me të cilin kërkohet të ndryshohet rregullativa ligjore lidhur me njohjen ligjore të gjinisë që të mundësohet ndryshim të shpejt, efikas, transparent të gjinisë në dokumentet personale mbi parimin e vetëvendosjes së personit.

Igor Raideni nga “TransForma” ka arritur në të që pas dhjetë viteve pritje dhe pasi e ka marrë aktvendimin nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në Kuvend ai tha se personat transgjinor në vend nuk pranohen për shkak të mospërputhjes të paraqitjes së tyre me dokumentet personale, kanë problem për punësim, banim, qasje deri te shërbimet, përfshirë edhe ato shëndetësore dhe se është një presion i përditshëm që ndikon edhe në shëndetin e tyre mendor.

Dragana Dërndarevska, këshilltare juridike nga “Koalicioni Margini”, theksoi se kanë midis 20 dhe 30 procedura aktive për njohje ligjore të gjinisë. Ajo tha se komuniteti transgjinor është një komunitet shumë i vogël dhe me miratimin e ligjit do t’u zgjidhet statusi që të mundet, siç tha, të jetojnë në mënyrë të barabartë dhe të lirë dhe të kontribuojnë në shoqëri.

Në seancën e Grupit Parlamentar Ndërpartiak (GPNP) për të drejtat e personave LGBTI në Kuvend sot u prezantuan rezultatet e hulumtimit rajonal të mendimit publik për të drejtat e personave LGBTI, të zbatuar në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Hulumtimi i Organizatës Ndërkombëtare „Civil Rights Defenders” ka përfshirë 6284 të anketuar nga të gjitha vendet në rajon. Nga Maqedonia e Veriut kanë marrë pjesë 1017 të anketuar në periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2020.

Sipas Damjan Zdravevit, koordinator programor në „Civil Rights Defenders” – zyra në Beograd, rezultatet kryesore tregojnë se po rritet numri i personave të cilët kanë mirëkuptim për pozicionin e ndjeshëm të personave LGBTI dhe e mbështesin realizimin e të drejtave të tyre njerëzore.

Kryetarja e GPNP për të drejtat e personave LGBTI, Maja Moraçanini, tah se me sektorin joqeveritar kanë mabjtur takime ku e kanë konfirmuar edhe Planin e veprimit për vitin 2021-2023. Do të fokusohen në rolin legjislativ në Kuvend lidhur me ndryshimin e rregullativës ligjore, para së gjithash Kodin Penal, Ligjin për media dhe Ligjin për polici, si dhe ligjet për arsim të mesëm dhe arsim të lartë që të harmonizohen me Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe sigurimin e mbrojtjes dhe sanksionim efikas të gjuhës së urrejtjes dhe veprat e urrejtjes të cilat janë të lidhura me personat LGBTI.

Related posts

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

Mbyllja e kufirit ndaj Maqedonisë së Veriut gabim i madh që u bë në interes së luftës së brendshme politike

R Zh

Promovime projektesh para zgjedhjeve, Salihi: Po keqpërdoren nga funksionarët publikë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com