Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Transporti me autobus nëpër Tetovë 20 denarë, falas për persona me aftësi të kufizuara

Tetovë, 22 janar – Transporti i autobusëve urban në Tetovë do të kushtojë 20 denarë dhe do të ketë pesë kategori të biletave mujore dhe vjetore, njoftoi kryetari i këshillit komunal Bekim Memeti. Për çmimet dhe parametrat e tjerë të transportit duhet të vendoset në seancën e caktuar për më 28 janar, pasi komuna informoi dhe i promovoi pesë autobusët e blerë më 17 janar.

“Bileta për një udhëtim do të kushtojë 20 denarë. Në kategorinë A, bileta për të gjithë qytetarët do të kushtojë 900 denarë në muaj, ndërsa vjetore 9000. Kategoria B është për studentët (350 në muaj/3500 në vit), kategoria C është për pensionistët dhe njerëzit mbi 62 vjeç (350/3500 denarë.) Kategoria D është për punonjësit në komunën e Tetovës (450/4500) dhe kategoria E për persona mbi 80 për qind të invaliditetit, për të cilët do të ketë transport falas”, ka shkruar Memeti në profilin e tij në Fejsbuk, përcjell Zhurnal.mk

Drejtori i ndërmarrjes publike “Transporti Tetovë” Fajsall Beadini informon se lista e çmimeve është dërguar për miratim në Këshillin e Komunës së Tetovës dhe është në pritje të aprovimit në përputhje me dispozitat ligjore.

Për blerjen e autobusëve, komuna mori hua nga Banka Botërore në vlerë prej një milion e 200 mijë euro. Deri në vitet e 90-ta, në Tetovë, transporti publik kryhej nga kompania qarkulluese “Polet” për të cilën ka filluar procedura e falimentimit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...