Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Transporti publik në Shkup në fundjavë deri në orën 20

 Shkup, 9 prill – Zhurnal – Gjatë fundjavës, më 10 dhe 11 prill, transporti publik do të funksionojë deri në orën 20, kumtoi sot NQP Shkup.

Regjimi i transportit publik është në përputhje me vendimin e Qeverisë, për të ndaluar lëvizjen e popullsisë në periudhën prej orës 20 deri në ora 5.

Linjat e qytetit 41A dhe 43 dhe linjat periferike 54, 55A dhe 65B nuk do të qarkullojnë nesër.

Linjat e qytetit 41A, 42, 43 dhe 73 dhe linjat periferike 54, 55a, 64a, 65B, 118, 167 dhe 180 nuk do të qarkullojnë të dielën.

Të gjitha zyrat e biletave dhe qendrat e personalizimit do të jenë të hapura nesër nga ora 7 deri në ora 18:30.

Të dielën, qendrat e personalizimit nuk do të jenë të hapura, ndërsa në detyr do të jenë tre zyrat e biletave. Nga ora 7 deri në orën 18:30, zyrat e biletave në Tregun e Gjelbër dhe Qendrën Transportuese do të jenë të hapura, dhe biletaria në Gjorçe Petrov do të jetë e hapur deri në orën 13.

NQP Shkup informon se orari me datat e fundit të nisjes në linjat e qytetit dhe periferisë para orës 20, është në dispozicion në faqen e tyre të internetit.

Postime të ngjashme

Koncesionerët e plazheve largojnë vet ndërtime pa leje në plazh të Strugës

Bekim Laçi

E fundit: Në dasëm mund të ftoni sa të doni mysafir, hiqet dhe ora policore

Zekirija Haxhiu

Borisov ulë tonet: Inkuadrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE është strategji e Bullgarisë

Zekirija Haxhiu

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 26 gradë

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Forcimi i sundimit të Ligjit” në Ballkanin Perëndimor: Mjete të vjetra për rregulla të reja?

Zekirija Haxhiu

Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...