Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Transportonte 17 emigrantë, arrestohet 45-vjeçari nga Durrësi, i dënuar më parë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Tiranës ka goditur një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit duke arrestuar një 45-vjeçar.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Location”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sokol Ndreka, 45 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtetasi Sokol Ndreka, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar (dyshohen shtetas të huaj), dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, ka marrë në mjetin e tij privat, 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Postime të ngjashme

Manastirliu publikon shifrat: Sa vaksinime u kryen në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Dafina Vidishiqi

Lulzim Basha takohet me Sorecën pas rizgjedhjes si kryetar i PD

Dafina Vidishiqi

Gripi i shpendëve, ndalohet tregtimi në rrugë

Bekim Laçi

Sistem modern për analizat: 3 mln euro për sigurinë dhe shpejtësinë e shërbimit në QSUT

Bekim Laçi

Kryebashkiaku drejt shkarkimit/ Qerim Ismailaj i Mallakastrës rezultoi i dënuar në Greqi. Nuk e deklaroi

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...