Agjencia Zhurnal.mk

“Transportuesi”, Taleski dënohet me 8 vjet burg

Shkup, 31 mars, zhurnal.mk – Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimin për të akuzuarit në lëndën “Transportuesi”. Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me 8 vjet burg përfshi këtu kohën e kaluar në arrest shtëpiak. Gjykata ka shqiptuar dënim edhe për rreth 20 persona të tjerë.

Të dënuarit ndiqeshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të fëmijëve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreh 360.000 eurove.

Lënda u hap nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...