Agjencia Zhurnal.mk

Transportuesit e autobusëve të kënaqur nga ndryshimi i protokolit për kapacitetet e automjeteve

Shkup, 12 gusht – Zhurnal.mk – Kompanitë për transport me autobusë AMERIT dhe Transporti LEGI e përshëndetën vendimin e Qeverisë ta pranojë kërkesën e tyre për ndryshimin e protokolleve për kryerjen e transportit ndërurban dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, me të cilët në vend mbushjes 50 për qind, tani lejohet të mbushen deri 75 për qind nga kapaciteti i plotë i automjeteve.

“Transporti me autobus është me rëndësi vitale për shoqërinë, sepse garanton lëvizjen e njerëzve, qasjen në shkollë, punë dhe shërbime themelore për të gjithë, dhe janë mënyrë themelore e transportit për kategoritë më të rrezikuara të popullatës, të cilët shpesh mbështeten në transport kolektiv për nevojat e tyre të lëvizjes. Prandaj, e përshëndesim vendimin e Qeverisë të miratuar dje, në seancën e 80-të, për pranimin e ndryshimeve në protokollet për transport ndërurban dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, i cili në vend të deri në 50 për qind, tani e tutje transporti ndërurban dhe ndërkombëtar i udhëtarëve lejohet deri në 75 për qind e kapacitetit të përgjithshëm të automjeteve”, theksojnë nga AMERIT.

Edhe nga transporti LEGIS gjithashtu i bashkohet kësaj kërkese, duke informuar të gjitha institucionet kompetente, prindërit dhe nxënësit se ata janë të gatshëm të ofrojnë transport për studentët për vitin shkollor në përputhje me të gjitha masat dhe protokollet mbrojtëse.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...