Tranzicioni drejt energjisë së pastër shumë i ngadalshëm, vlerëson IEA

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se tranzicioni global drejt energjisë së pastër është ende shumë i ngadalshëm për të përmbushur premtimet që të vendoset nën kontroll kriza klimatike si dhe për të frenuar paqëndrueshmërinë e madhe të çmimeve në të gjithë botën.

Në mënyrë që të përmbushen objektivat klimatike, investimet në projekte të energjisë së pastër duhet të trefishohen në dekadën e ardhshme, vlerëson raporti i agjencisë.

“Ne nuk po investojmë sa duhet për të përmbushur nevojat e ardhshme për energji dhe pasiguritë po krijojnë terrenin për një periudhë të paqëndrueshmërisë”, tha shefi i IEA -së, Fatih Birol.

Sipas tij, mosveprimi ka kosto derisa përfitimet shoqërore dhe ekonomike nga një intensifikim i tranzicionit të energjisë së pastër janë të mëdha.

Raporti i IEA-së publikohet në javë para mbajtjes së samitit COP26 të OKB-së për ndryshimin e klimës në Glasgou të Skocisë.

Shtetet janë nën presion që të angazhohen për të ndërmarrë veprime të cilat mundësojnë kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius.

Ky është niveli për të cilin janë pajtuar 196 vende në Marrëveshjen historike të Parisit më 2015.

Në raportin e saj IEA përmendi si zhvillime pozitive rritjen e shpejtë të energjisë së prodhuar nga era dhe dielli dhe shitjet rekord të automjeteve elektrike, por tha se “ky përparim i energjisë së pastër është ende shumë i ngadalshëm”.

Sipas një studimi të bërë nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) dhe i publikuar në muajin gusht temperatura globale e sipërfaqes ishte 1.09 gradë Celsius më e lartë në dekadën midis 2011-2020 sesa midis 1850-1900. Raporti thoshte se pesë vjetët e fundit kanë qenë më të nxehtat që janë regjistruar që nga viti 1850 ndërsa rritja e nivelit të detit gati është trefishuar në krahasim me vitet 1901-1971.

“Është shumë e mundshme që ndikimi njerëzor është shtytësi kryesor i shkrirjes së akullnajave që nga vitet 1990 dhe ulja e sasisë së akullit të detit Arktik”, thuhej në raport.

Related posts

Shtetet e Bashkuara zbulojnë mashtrimin kinez

Redaksia

Shangai nis trenin e parë të mallrave Kinë-Evropë

Redaksia

COP15 miraton Deklaratën e Kunming-ut për shtimin e biodiversitetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More