Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Trau është i të gjithëve”/ Rama u përgjigjet deklaratave të Vjosa Osmanit: Erdhi për të bërë propagandë për të marrë vota në Kosovë

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët ka folur edhe për deklaratat e Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit tha se Shqipëria dhe Kosova nuk duhet të kenë tra mes tyre, ndërsa shtoi se Serbia duhet të paguaj për ato që ka bërë dhe nuk duhet të mbrohet.

Duke iu përgjigjur këtyre deklaratave të bëra në Kuvendin e Shqipërisë nga Osmani, Rama ka thënë se rruga është e Atdheut dhe si e tillë duhet të mirëmbahet. Sipas tij kjo rrugë ishte e destinuar të shkatërrohej nga faktorë të ndryshëm, ndërsa tani po ndryshon me standardet e nevojshme.

“Objektivi ynë është 0 probleme me fqinjët. Kjo nuk do të thotë fshehje të problemeve por zerim. Në këtë rast nuk është se kemi probleme me Kosovën. Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante. Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi për Kosovën. Kjo është të bësh politik të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Dhe vjen në Tiranë për të bërë propagandë për të fituar vota në Kosovë. Është jo dashamirëse. Ky është një tra në mes të atdheut që do ta paguajnë të gjithë atdhetarët se është një rrugë e atdheut. Se vlen për të gjithë ata që e përdorin rrugën. Shikojeni rrugën dhe zonja Vjosa dhe të gjithë të tjerët mund ta shikojnë se ndryshim ka në çdo pjesë saj falë investimeve që po bëhen. Ishte një rrugë në rrezik dhe tani po bëhet me standarde. Janë dy pika që flasin qartësisht me një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë duke bërë një alterim të funksioneve politike atë të jashtme dhe të brendshme. Nuk ka lidhje me marrëdhënie konceptuale. Për të kaluar në dimension tjetër me luftën diplomatike me Serbinë. Nuk fitohet lufta kështu duke ardhur në Tiranë duke rrotulluar thikën e nacional folklorizmit vulgar. Lufta diplomatike bëhet me mjetet ët tjera para se të fitohej liria. Deklarata nuk përdoren si pushkë, e bomba, thjeshtë lëndojnë dhe plagosin vetveten jo kundërshtarin në fushën e luftës diplomatike. Me këtë formë s’do e hapnim rrugën e linjës së energjisë.” ka thënë Rama.

Postime të ngjashme

“Kush ka më shumë mandate…”, Bylykbashi tregon si zgjidhet kryeministri pas 25 Prillit

T E

Tërmeti i fortë në Greqi u ndje edhe në Shqipëri, qytetarët në Elasona dalin të trembur në rrugë e sheshe

T E

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Pajisja e Identifikimit Elektronik demonstrohet në Kukës, e thjeshtë dhe e sigurt

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Nuk pretendoj të jemi si Danimarka, por të paktën t’i ngjajmë Kosovës. Kush shet votën…

S.B.

Rama ironizon opozitën: Koalicion tragji-komik! Vetë Halim Kosova e tha se ku janë ata në këtë luftë…

S.B.

“Të mbrojmë votën” – Meta: Nëse do funksiononte SPAK, s’do merrja iniciativa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...