Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Traviata si një film/ Saimir Pirgu do të jetë në rolin e Alfredos

Të gjithë teatrot në botë e në vendin e artit, në Itali janë bosh.

Madje kjo u shfrytëzua edhe si motiv për klipet e disa nga këngëve të Sanremos. Ndërkohë opera është një tjetër industri e prekur thellësisht nga pandemia. Prandaj edhe së fundmi “Traviata” e Verdit erdhi në produksionin e një filmi e në rolin e Alfredos.

Pirgu e ka theksuar se sa e vështirë ka qenë kjo periudhë sidomos për operan, sepse ajo të jep kënaqësinë e interpretimit live, aspak online.

Në rolin e Alfredos, Saimir Pirgu ishte këtë herë përkrah Lisette Oropesa në rolin e Violettës. Ndërkohë që e gjitha shfaqja u soll për publikun nëpërmjet Rai 3.

Qëllimi i Traviatës të kësaj here ishte një shfaqe që bazohej tërësisht në interpretimin virtuoz të protagonistëve.

Kemi nevojë për publikun tonë. Ai është gjëja që I mungon më shumë të gjithëve ka thënë Saimir Pirgu për mediat italiane.

Këtë herë regjia u realizua nëpërmjet firmës së Daniele Gatti. Dhe me pjesëmarrjen e Orkestrës dhe Korit të Teatrit të Operas së Romës.

Edhe njëherë kritika qëndron tek shoqëria që nëpërmjet rregullave, protokolleve apo ngurtësisë së saj ndalon  personazhet të jetojnë të lirë intimitetin dhe ndjesitë e tyre.

“Traviata” vjen pas suksesit të fundit të Berberit të Seviljes.

Postime të ngjashme

Nis hartimi i “Historisë së shqiptarëve”/ Paskal Milo: Mid’hat Frashëri, bashkëpunim me Zervën gjatë luftës

S.B.

Polifonia që tërheq turistë/ Gjirokastër, në verë priten më shumë festivale

S.B.

Regjisori Pirro Milkani flet për njohjen 50-vjeçare me aktorin Radoja: Si e mora në filmin e parë

S.B.

Grupi i 21 aktorëve bojkoton e kërkon anulim të konkursit të “Dodonës”

S.B.

Filmi “Zgjoi” arrin marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror

S.B.

Meta: Lavdi dhe mirënjohje ndaj Dëshmorëve të Atdheut

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...