Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Trazira në Nigeri, dëgjohen të shtëna e tym i zi mbi lagjen e të pasurve në kryeqytet

Zhurnal Ads

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan në lagjen e pasur Ikoyi të kryeqytetit tregtar të Nigerisë Lagos. Dëshmitarë në vendngjarje  thanë se persona të armatosur sulmuan një institucion paraburgimi në zonën ku ndodhen zyrat qeveritare.

Re të dendura tymi u panë të ngriheshin nga drejtimi i  burgut në Ikoyi dhe kamionë me policë  u panë duke u drejtuar drejt tij.

Zjarri dogji një seri makinash në lagjen e pasur të Ikoyi dhe dy ndërtesa zyrtare.

“Burgu Ikoyi është kryesisht i rrethuar nga ndërtesa qeveritare dhe institucione sigurie. Banorët thanë se panë persona të armatosur me shkopinj dhe më pas u dëgjuan të shtëna me armë. Pas kësaj u pa zjarr dhe tym.”

Ndërkohë raportime të tjera sugjeruan se të shtënat me armë rezultuan nga një përpjekje për thyerje burgu nga të burgosurit. Ishte e paqartë nëse ndonjë i burgosur kishte shpëtuar.

Ushtarët patrulluan rrugëve të qytetit të enjten, një ditë pasi u dogjën disa ndërtesa, duke përfshirë stacionet e policisë, një kanal televiziv dhe portin.

Qyteti me 20 milion banorë është nën një shtetrrethim 24 orë, të vendosur pas gati dy javësh protestash kundër brutalitetit të policisë, vala më e madhe e trazirave të kombit të Afrikës Perëndimore që nga fundi i sundimit ushtarak në 1999.

Amnesty International tha se të paktën 12 njerëz u vranë nga ushtria dhe policia nigeriane në një goditje ndaj protestuesve të martën që tërhoqi dënimin ndërkombëtar.

56 njerëz kanë vdekur në të gjithë vendin që kur demonstrimet kundër abuzimit të policisë dhe keqqeverisjes filluan më 8 tetor.

Disa shtete janë gjithashtu nën shtetrrethim dhe shteti Delta që prodhon naftë tha se do të hynte në një shtetrrethim 48-orësh nga e enjtja duhe filluar nga ora 6 pasdite.

Një zëdhënës i shtetit Lagos më vonë tha se zjarri në burgun Ikoyi ishte nën kontroll dhe oficerët ishin në vendin e ngjarjes. Ai nuk tha se si nisën të shtënat me armë.

“Është koha që të gjithë të qetësojnë nervat në mënyrë që të mund t’i nxjerrim të rinjtë dhe protestuesit nga rrugët,” tha Guvernatori i Shtetit Sanwo-Olu.

Ai tha se ushtria kishte ofruar të mërkurën dërgimin e ushtarëve për të vendosur qetësinë por nuk dha detaje të metejshme dhe as nuk tregoi nëse do të pranonte ofertën apo jo.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Problemi i temperaturës, Pfizer-BioNTech vonon shpërndarjen e vaksinave në vendet evropiane

S.B.

BE me sanksione të reja për Bjellorusinë, përfshihen edhe bizneset

T E

Spanja shpallë gjendje të jashtëzakonshme – mund të zgjatet deri në gjashtë muaj

admin

Atentat ndaj presidentit bolivian, Arce sulmohet me dinamit

T E

Joe Biden lëndon këmbën duke luajtuar me qen

S.B.

Izraeli thotë se goditi 50 objektiva në Siri gjatë vitit 2020

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...