Trazirat në Kapitolin amerikan, Jacob Anthony Chansley pranon fajësinë në gjykatën federale

Një përkrahës i shquar i teorisë së komplotit QAnon ka pranuar një marrëveshje fajësie në gjykatën federale për përfshirjen e tij në trazirat e Kapitolit amerikan.

 

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Jacob Anthony Chansley ishte njëri prej mijërave mbështetësve të ish presidentit amerikan Donald Trump, që u përpoqën të parandalonin Kongresin Amerikan të certifikonte zgjedhjet e vitit 2020.

Chansley u deklarua fajtor të premten për një akuzë penale për pengim të një procesi zyrtar.

Gati 600 persona janë akuzuar në hetimin federal për trazirat.

Chansley u bë ‘de facto’ fytyra e këtyre trazirave, i fotografuar me një mbulesë koke me lëkurë ariu dhe dhe brirë, i pikturuar në fytyrë me flamurin amerikan. Ai e quajti vetën “QAnon Shaman”.

Related posts

Rusi: Vladimir Putin miraton strategjinë për t’iu kundërvënë ndikimit perëndimor

N E

Qindra burra në Pakistan po hetohen mbi sulmin seksual ndaj një gruaje, viktima rrëfen ngjarjen – pamjet nxisin reagime të shumta

D V

Britania e Madhe regjistron më shumë vdekje sesa lindje në 44 vitet e fundit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com