Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Trazirat në Washington – nuk ndalen dorëheqjet nga kabineti i Trumpit

Sekretarja e Arsimit në SHBA, Betsy DeVos, u bë anëtarja e dytë e kabinetit të Trump që u tërhoq pas trazirave të Kongresit.

Në letrën e saj të dorëheqjes, DeVos – një nga anëtarët që qëndroi më gjatë në  administratën e presidentit – akuzoi Trumpin për nxitjen e trazirave të së mërkurës.

Sekretarja e transportit ishte larguar më herët. Elaine Chao tha se ajo ishte “shqetësuar thellë”.

Ndihmës të tjerë që u larguan përfshijnë të dërguarin special Mick Mulvaney, një zyrtar i lartë i sigurisë kombëtare dhe shefi i shtabit të Zonjës së Parë Melania Trump. Një këshilltar i departamentit të shtetit gjithashtu u shkarkua pasi e quajti Trump “të papërshtatshëm për zyrë” në një cicërimë në Tëitter.

Por një republikan, mbështetës i Trump, Seth Ëeathers, minimizoi dorëheqjet, duke thënë se ata që linin dorë nuk ishin kurrë plotësisht në bord me Trump gjithsesi.

“Unë mendoj se këta janë njerëz … mbase nuk ishin të prirur të ishin vetë individë të tipit Donald Trump, kështu që mendoj se është e kuptueshme nga perspektiva e tyre, por mendoj se nuk është e nevojshme”, tha ai për BBC.

“Ata qëndruan me Trump gjatë gjithë kësaj kohe, pse do të jepnin dorëheqjen 13 ditë para se ai të largohej nga zyra gjithsesi. Duket thjesht e pakuptimtë”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova

Postime të ngjashme

Zelandë e Re, mbyllet Auckland, shkak një infeksion i ri i koronavirusit

S.B.

Qindra vajza lirohen pas rrëmbimit në një shkollë të Nigerisë

S.B.

OKB: Mijëra sirianë, ende të zhdukur

S.B.

3 943 të vdekur në 24 orët e fundit në Gjermani

S.B.

Gjeorgji, Michel kërkon dialog për kapërcimin e krizës

S.B.

Garland i afrohet konfirmimit për Prokuror të Përgjthshëm të SHBA

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...