Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Tre diplomat rus dëbohen nga Sllovakia

Sllovakia ka dëbuar tre punonjës të ambasadës ruse, njoftoi kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger. Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok, deklaroi se Sllovakia do të ndërmarrë hapa të mprehtë në mbështetje të Republikës Çeke.

“Sllovakia po dëbon tre diplomatë rusë. Në përputhje me situatën aktuale gjeopolitike, si dhe situatën në Republikën Çeke, tre punonjës të ambasadës ruse në Bratislavë duhet të largohen nga territori i Sllovakisë brenda shtatë ditësh”, specifikoi kryeministri, raporton france24.Më herët, Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok, deklaroi se Sllovakia do të ndërmarrë hapa të mprehtë në mbështetje të Republikës Çeke.

Javën e kaluar, Republika Çeke akuzoi Rusinë se ishte përfshirë në një shpërthim në një depo municioni në fshatin Vrbjetice në vitin 2014.

Kremlini i quajti akuzat të pabazuara dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova e përshkroi situatën si një “paradë çmendurie”.

Postime të ngjashme

Gjermania kundërshton propozimin e mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat për vaksinat kundër KOVID-19

N E

Në Francë nga 12 maji të gjithë qytetarët pa dallim moshe kanë të drejtë të aplikojnë për t’u vaksinuar

N E

Ish-presidenti i Maldiveve plagoset në një shpërthim

N E

Qetësohet situata në ishullin e Jersey, anijet luftarake Franceze dhe Britanike tërhiqen

N E

Presidenti Slloven: E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime

N E

Dendias: SHBA do të ishin partneri ideal për të bindur Turqinë të pranojë Konventën e Detit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...