Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Tre ditë në karantinë dhe drejt në kafene!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Shkup, 21 maj, zhurnal.mk – Propozimi i Komisionit për sëmundje infektive për orë policore gjatë uikendit të zgjatur shkaktoi reagime diametralisht të kundërta. Disa thonë se janë të nevojshme masa të rrepta për parandalimin e koronavirusit, ndërsa të tjerët kundërshtojnë karantinën treditore në kohë kur po paralajmërohet hapja e kafeneve, shkruan Zhurnal.

Komisioni për sëmundje infektive i ka propozuar Qeverisë që karantina gjatë kohës së uikendit të fillon nga dita e shtunë ora 19:00 dhe të vazhdon deri të martën ora 5 të mëngjesit. Qeveria do të duhet të merr vendim sot apo nesër nëse do të kemi edhe një uikend në karantinë prej 58 orëve. Deri më tani nuk ka ndodhur Qeveria të mos pranon rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive.

Ditën e shtunë përfundon edhe muaji i Ramazanit dhe besimtarët musliman të dielën festojnë Fiter Bajramin. Të dielën gjithashtu është edhe Festa e Shën Kirilit dhe Metodit ndërsa të hënën është ditë jopune. Për Bajram besimtarët zakonisht mblidhen në dreka familjare, ndërsa pikërisht festimet familjare dhe mbledhjet gjatë ditëve të kaluara sipas Komisionit për Sëmundje Infektive ishin shkak për rritjen e numrit të të infektuarve nga koronavirusi.

Profesori universitar, Bashkim Selmani nuk beson se shteti këtë e bën për ndonjë hakmarrje eventuale apo me tendencë.

Ai thotë se shteti këtë e ka bërë në mënyrë shumë agresive dhe është dashur më mirë të analizohet për karantinen që është propozuar gjatë uikendit, gjegjësisht kanë mundur të japin një vakum kohor apo hapsirë së paku për lutjet e mëngjesit.

“Besoj që Qeveria nuk ka ndonjë qellim të kufizojë, apo ndonjë hakmarrje eventuale ose diçka tjetër. Besoj te ajo kryesorja që është, shëndeti, kur është shëndeti është edhe diçka tjetër dhe nuk di si ta vlersoj. Unë nuk besoj se është me tendencë, nëse është me tendencë është gjëja më e keqe që mund ti ndodhë shtetit. Unë kam dilema të asaj natyre nuk e diskutoj, mirpo ajo publike, detyrimisht shteti ka për obligim edhe kushtetues edhe ligjorë të vepron. Mendoj se shteti e ka bërë shumë në mënyrë agresive këtë formë në të cilën kanë mund të analizojnë pak më mirë, psh duke e ditur ritualet e vlefshme të mëngjesit, të paktën atë periudhën kohore brenda ditës, kanë mund të japin një vakum kohorë prandaj njerëzit janë të irituar sepse aspak nuk ka hapsirë dhe këtë është dashur më mirë të analizojnë. Në këtë rast edhe BFI nuk ka dhënë propozimet e saja që mos të jetë kështu”, ka deklaruar për Zhurnal, Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë.

Bashkësia Fetare Islame është kundër orës policore për Festën e Fiter Bajramit dhe paralajmëroi se nuk do ta pezullojnë faljen e namazit të Bajramit.

ИВЗ нема да ги откаже молитвите за Бајрам и се противи на полицискиот час.После заканите на реисот, уцените кои им беа…

Posted by Ivor Mickovski on Wednesday, May 20, 2020

Ministri Venko Filipçe gjithashtu tha se Qeveria nga dita e martë do të vendos për shkurtimin eventual të orës policore dhe për hapjen e objekteve hotelierike.

Преубава чоек еве отвараме Моет и лепиме стотки на јутјуб, јас играм качена на табуретка

Posted by Ina Mnogufina on Wednesday, May 20, 2020

Mendimet për uikend-karantinën janë diametralisht të kundërta. Disa thonë se është e patjetërsueshme, të tjerët ankohen se është e panevojshme mbyllja e qytetarëve, ndërsa disa tjerë ironizojnë me hapjen e kafeneve menjëherë pas mbylljes 58 orëshe.

НЕЈАСНО…И мене ми е смачено, како и на многумина, од седење дома, Ама нешто и натаму не ми е јасно.Комисијата за…

Posted by Владимир Петрушевски on Wednesday, May 20, 2020

Официјално сме ненормални. 58 часа карантин и после се отвораат кафаните да прославиме епидемија ставена под контрола.

Posted by Методија Анѓелкоски on Wednesday, May 20, 2020

Издржете уште три дена карантин после супер ќе е митинзи, избори…

Posted by Божидар Божиновски on Wednesday, May 20, 2020

Disa nga qytetarët vlersojnë se është e kotë ora policore, kur qytetarët nuk i respektojnë masat për parandalimin e koronavirusit.

Të tjetër vlersojnë se ai që nuk i respekton masat nuk do të thotë se duhet të shlyhen.

Наместо да се мислите дали да го продолжите полицискиот час за викендот, надлежните служби да си ја вршат работата. Лага…

Posted by Емилија Лазаревска on Wednesday, May 20, 2020


Edhe nga VMRO-DPMNE sot përmes një kumtese me shkrim thonë se është e palogjikshme që restorantet do të fillojnë me punë nga e marta, ndërsa deri të martën njerëzit të mos guxojnë të dalin nga shtëpia.

VMRO shprehet se sipas Qeverisë, e diela dhe e hëna qenka e rrezikshme ndërsa e marta jo.

“Është e palogjikshme të paralajmërohet se restorantet do të punojnë nga e marta, ndërsa të qëndrohet në shtëpi gjatë vikendit. Me fjalë tjera, e diela dhe e hëna për Qeverinë dhe LSDM-në janë të rrezikshme, ndërsa e marta nuk është. Sipas cilave kritere është sjellë ky propozim? VMRO-DPMNE konsideronte se është tejet e ashpër edhe masa për orë policore edhe për Pashkët, dhe tani që është Bajram. Në këtë mënyrë shkelen të drejtat e njeriut”, thuhet në komuinkatën e VMRO-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...