Tre filma nga Kosova shpërblehen në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Tre filma nga Kosova janë shpërblyer në Festivalin e Filmit, që po mbahet në Sarajevë.

 

Aktoret e filmit “Luaneshat e Kodrës” me regji të Luana Bajramit janë shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë. Çmimi “Zemra e Sarajevës” i është ndarë tri aktoreve: Flaka Latifit, Era Balajt dhe Uratë Shabanit.

Filmi flet për tri shoqe të pandashme, që janë në pritje të rezultateve për Universitet. Ato, të ulura në një kodër, ëndërrojnë të shkojnë në një qytet më të madh për t’u pavarësuar e për t’i lënë prapa thashethemet dhe pengesat e tjera në fshatin e tyre. Në rolet kryesore luajnë: Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora, dhe Luana Bajrami.

Filmi “Luaneshat e Kodrës” është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin dhe bashkëproducent Pascal Judelewicz.

Çmim në Festivalin e Filmit në Sarajevë ka fituar edhe Norika Sefa me filmin e metrazhit të gjatë, “Në kërkim të Venerës”.

Nga një takim i çuditshëm, në film, Venera e ndrojtur nis të vë në dyshim familjen e saj patriarkale dhe të ndjekë Dorinën mendje-hapur, qëndrimi i fortë i së cilës nxit kureshtjen e Venerës për të eksploruar më shumë. Derisa Venera persiatet për kuptimin e jetës, filmi gradualisht shpreh nje sens absurd të jetës, me njerëz qe fshehin një botë me emocione, nga poshtërimi, faji e zhgënjimi.

Në rolet kryesore në këtë film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Tristan Halilaj.

“Në kërkim të Venerës” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut me producent Besnik Krapin i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën.

Ndërsa, me çmim special, që i është ndarë nga juria e Festivalit të Filmit në Sarajevë, është shpërblyer filmi i metrazhit të shkurtër, “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës.

”Filmi ”Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati, që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.

Ekipi i filmit përbëhet nga: Regjia dhe Kinematografia: Samir Karahoda: Producent: Eroll Bilibani: Montazhi: Enis Saraçi: Dizajner zëri: Memli Kelmendi: Xhirues Zëri: Gëzim Rama: Protagonistët kryesor: Jeton Mazreku, Ermegan Kazazi dhe Rifat Rifati.

Related posts

Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

V.E.

Filmat që ia vlen t’i shihni gjatë shtatorit 2021

D V

Ndahet nga jeta anëtari i SHKA Xheladin Zeqiri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com