Tre gradë nën zero në Berovë, mjegull në vende të caktuara të vendit

nga D V

Shkup, 22 tetor – Tre gradë nën zero mëngjesin e sotëm janë matur në Berovë, 0 në Manastir, 1 në Lazaropole, 2 në Shkup – Petrovec, Tetovë, Strumicë, Hanet e Mavrovës, 3 në Kriva Pallankë, Veles, Kumanovë, Demir Kapi, 4 në Shtip, Prilep, Gjevgjeli, 5 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Pretor, si dhe 6 në Kodrën e Diellit, në Krushevë, Vinicë dhe në Ohër, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë ka paraqitje të mjegullës. Vende-vende frynë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm.

Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së lehtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 17 deri në 24 gradë.

Në Shkup paradite me mjegull të lehtë, gjatë ditës pritet që koha të jetë me diell dhe shumë e qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 21 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More