Tre konkurentë të rinj në “Për’puthen”, midis tyre vëllai i Mevlanit

Sezoni i tretë i “Për’puthen” ka filluar dhe konkurrentët e rinj po marrin gjithë vëmendjen, mirëpo duket se këta nuk do të jenë të vetmit pasi tre të tjerë i janë bashkuar programit. Artani është vëllai i konkurrentit të mëparshëm të “Për’Puthen”, Mevlanit, i cili ka një sallon në vendin tonë. Ai kërkoi një takim me Ritvanën, dhe mohoi se vinte në emision vetëm për famë.

Djali tjetër është Meliku, i cili ka ardhur nga Turqia në Shqipëri në moshën 4- vjeçare. Emri tjetër nuk është i panjohur për emisionin dhe publikun. Ai është Dori, djali që qëndroi vetëm 30 minuta në “Për’Puthen” pasi u përplas me Erin.

Po ashtu, njësoj si vitet e tjera në drejtim të programit është sërish Bora Zemani dhe si analist Arjan Konomi. Sezonin e shkuar Bora Zemani arriti ta përballonte më së miri emisionin dating në Top Channel. Kjo ishte hera e parë që ajo drejtonte një format të tillë dhe ja doli mbanë e madje fitoi shumë popullaritet. Gjatë programit Bora krijoi raporte mjaft të mira edhe me konkurrentët. Pas përfundimit të emisionit, ajo veçoi Fationin dhe Mevlanin si djemtë e preferuar, ndërsa për vajzat nuk përmendi asnjë emër duke qenë se më të gjitha kishte një raport shumë të mirë.

Related posts

Mimoza Shkodra shkëlqen në paraqitjen e fundit

D V

Kim Kardashian viziton selinë e ‘Fendi’ në Romë, pasi shtëpia e modës i bëri një dhuratë

Lea Muslija

Mozzik dhe Loredana vijnë me këngën e re “Immer wenn es regnet”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More