Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Tre mbrojtësit më të fortë në botë sipas Erling Haaland

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka dhënë emrat e tre mbrojtësve më të mirë në botën e futbollit, me të cilët është përballur.

20-vjeçari është bërë sensacion në elitën e futbollit në dy sezonet e fundit, ndërsa ka shënuar 33 gola në 32 ndeshjet e fundit.

Mirëpo, përkundër cilësive që ka, në disa raste ai ka mbetur i heshtur kur është përballur me mbrojtës të fortë.

Në një intervistë për gazetën norvegjeze, VG, sulmuesi ka dhënë tre emrat e qendërmbrojtësve më të mirë sipas tij.

“Mendoj se tre qendërmbrojtësit më të mirë në botë janë Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly. Që të tre janë shumë të fortë fizikisht, por njëherësh janë edhe shumë inteligjent në fushë”, është shprehur Haaland.

Postime të ngjashme

Juventusi përgatit ofertën për Manuel Locatellin!

Z H

Pogba mungon edhe ndaj Chelsea-t, por Solskjaer rikuperon tre të tjerë!

Z H

Shqiptari firmos kontratë profesionale me klubin e njohur gjerman

Z H

Man.Utd – Milan, super derbi i Europa Ligës

Z H

Milan, Pioli ka gati skemën e re, ja formacioni i ri i Milanit

Z H

Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...