Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Tre milionë doza nga muaji tjetër, Turqia nis vaksinimet kundër Covid-19 me vaksinën kineze

Turqia do të pranojë dërgesën e saj të parë të vaksinës kineze kundër koronavirusit – Sinovac pasi testet paraprake të brendshme treguan se ishte 91% efektive, tha ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.

Ankaraja në ditët e ardhshme do të nënshkruajë gjithashtu një marrëveshje me Pfizer/BioNTech për 4.5 milionë doza, duke e lënë të hapur mundësinë që të blejë 30 milionë më shumë nga gjigandi farmaceutik amerikan dhe partneri i saj gjerman, tha Koca

Turqia fillimisht do të marrë tre milion doza të Sinovac dhe do të ketë mundësinë për 50 milionë më shumë ndërsa fillon vaksinimet muajin tjetër.

Autoritetet kanë paraparë që fillimisht të vaksinojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupet e ndjeshme.

Koca tha se dërgesat e para të vaksinës kineze do të dërgohen në Turqi të dielën.

Testet paraprake në 7,371 vullnetarë në Turqi treguan se vaksina kineze ishte 91,25 për qind e efektshme, megjithëse testet e fazës së tretë ende nuk ishin të plota.

Turqia “do të jetë në gjendje të vaksinojë 1.5 milionë apo edhe dy milionë njerëz në ditë”, tha Koca, duke shtuar se “faza e parë” e vaksinimeve do të mbulonte nëntë milion njerëz.

Rusia dhe Kina tashmë kanë filluar përpjekjet e vaksinimin e popullatës me vaksina të prodhuara në vend. Shumë ekspertë kanë ngritur shqetësime për sigurinë e tyre./REL

Postime të ngjashme

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

Belgjikë, shkon mbi 22 mijë numri i viktimave nga Covid

T E

Pse Facebook po i bllokon faqet e ushtrisë së Mianmarit?

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...