Agjencia Zhurnal.mk

Tre mjekë nga Pulmologjia të infektuar me korona virus

Shkup, 16 prill – Zhurnal.mk – Tre mjekë nga Klinika universitare për pulmologji janë pozitivë në koronavirus. Dy prej tyre deri më tani nuk kanë pasur simptoma, ndërsa një mjeke ka simptoma gastrointestinale. Me tre të infektuarit e rinj deri më tani, shtatë janë punonjës shëndetësorë nga Klinika janë pozitivë të koronavirus, konfirmoi për MIA-n drejtori i atij institucioni publik shëndetësor, Dejan Dokiq.

Theksoi se mjekët nga 30 marsi janë në izolim shtëpiak dhe dje u është bërë testim i cili tregoi se janë pozitivë.

“Më 21 prill (e martë) do t’u bëhet edhe një testim. E punësuara e parë e infektuar është një infermiere nga Kumanova, e cila me virus është infektuar në vendin ku jeton. Është e sigurt se mjekët dhe personat tjerë mjekësorë mes vete janë infektuar ndoshta derisa kanë ngrënë së bashku në kuzjinë”, ka thënë dr.Dokiq.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...