Getting your Trinity Audio player ready...
|
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur gjithsej 580 aktakuza kundër 658 personave gjatë periudhës janar-mars 2025, për vepra të ndryshme penale, ka bërë të ditur ky institucion përmes një njoftimi për media.
Aktakuzat janë ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe Departamenti për të Mitur, për shkelje të ndryshme të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas statistikave të publikuara, mesatarisht janë ngritur 193 aktakuza në muaj, ndërsa numri i personave të akuzuar arrin në rreth 220 për muaj.
Prokuroria Themelore në Pejë ka theksuar përkushtimin për të luftuar dukuritë negative dhe ndjekjen e personave që bien ndesh me ligjin.