Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tre pacientë ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës, kjo është gjendja me koronavirusin atje

Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: një pacient është në respirator, 14 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta tre pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

249 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 3,669 analiza, ndërsa janë kryer nëntë operacione.

141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 88 Rëntgena, 33 EHO dhe 20 CT-ja.

Tri lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Një lindje ka qenë normale dhe dy me prerje cezariane. Kanë lindur tri foshnje, një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...