Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Tre pacientët e vdekur në 24 orët e fundit ishin Covid 19 negativ

IKSHPK-ja ka lëshuar një njoftim për media ku është sqaruar për komunikatën e sotshme. Nga ky institut kanë bërë të ditur se tre pacientët e vdekur në 24 orët e fundit ishin COVID-19 negativ.

“Instituti Kombëtar sqaron se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv. Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenë COVID negativ”, thuhet në njoftim.

IKSHP-ja sqaron se në raportin përfundimtar klinik diagnoza është gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative.

“Ministria e Shëndetësisë, QKUK dhe IKSHPK shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve me rastin e vdekjes së të afërmve të tyre”, thuhet nga ky institut.

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...